Osmani flet pas eliminimit nga Pyunik në Jerevan

Futboll

Osmani flet pas eliminimit nga Pyunik në Jerevan

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 12:16
Trajneri Qatip Osmani

Trajneri Qatip Osmani dha opinionin e tij pas eliminimit nga garat e Ligës së Konferencës të Struga Trim Lum.

Edhe pse ambiciet ishin shumë më të larta, këtë herë kampionët e e Maqedonisë garat i mbyllën që në turin e dytë eliminatorë.

Fitorja 2:1 në ndeshjen e parë në Ohër, doli të jetë e pamjaftueshme për skuadrën strugane, që ishte e pafat dje në Jerevan, aty ku pësoi disfatë 3:1.

Golin e tretë skuadra e Pyunik e realizoi në minutën e 6-të, të kohës shtesë.

“Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin e duhur. I lejuam shumë hapësira kundërshtarit për të na sulmuar para portës tonë, e ku si rezultat i morrëm edhe dy golat. Me anë të Ibraimit arritëm të rikthehemi në fundin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë mund të them se ishte e barabartë, tentuam disa herë për të rrezikuar portën kundërshtare, po pa sukses.

Në fund ndodhi ajo që ndodhi, pranuam edhe golin e tretë, që na eliminoi nga garat europiane.” – tha trajneri Qatip Osmani.

Ndeshja e djeshme kundër Pyunik, ishte e 30-ta jubilare për trajnerin Osmani në garat europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat