Deçiqi i Tuzit ka eliminuar Dinamon e Batumit nga Conference League. Sfida e mbrëmjes së sotme përfundoi 0-0 në Malin e Zi, teksa kualifikimi i klubit shqiptar u sigurua nga fitorja 0-2 në Gjeorgji.
Kundërshtari i turit të tretë për klubin e Tuzit është HJK. Kampionët e Finlandës konsiderohen të vështirë në letër, megjithatë Deçiq i dha sinjalet që nuk trembet.
Moment historik ky për Deçiq, që i befasoi të gjithë. Kampionët e Malit të Zi nuk konsideroheshin favoritë përballë atyre të Gjeorgjisë, megjithatë diçka e tillë nuk i ndaloi.
Ky takim ishte i vlefshëm për turin e dytë të Conference League. Kujtojmë se Deçiqin e eleminoi në Champions League klubi kampion i Uellsit, TNS.