Amarildo Gjoni ëhstë futbollisti më i ri që i bashkohet Elbasanit. Palët kanë arritur të firmosur kontratë mes tyre dhe në këtë mënyrë futbollisti nis aventurën e re në Elbasan.
Klubi ka zyrtarizuar lojtarin, ndërsa i shton një tjetër alternativë Roberto Bordin për repartin e sulmit.
25-vjeçari është një njohës i mirë i Superiores, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Dinamos.
Gjoni mbylli aventurën e tij në Itali te skuadra e Boreale, ndërsa rikthehet në Shqipëri dhe nis aventurën e tij te Elbasani.