Skënderbeu vazhdon të përforcohet në këtë periudhë. Etienne Tare ka firmosur me korçarët dhe është lojtari më i ri që u bashkohet “Ujqërve të Dëborës”.
Palët kanë firmosur një kontratë për 3-vjeçare me Skënderbeun.
20-vjeçari në këtë mënyrë përforcon repartin e sulmit dhe tashmë do të jetë një “armë” plus për Ivan Gvozdenovic.
Tare nuk ka humbur kohë dhe ditën e djeshme ka dalë në stërvitje me ekipin, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit të korçarëve. Kujtojmë se sulmuesi ka dalë nga akademia e Lazios në Itali dhe në Shqipëri ka eksperiencën e parë.