Klubi anglez, Tottenham duket se tashmë ‘dorëzuar’ në garën për të mbajtur në skuadër asi-n e tyre Emerson Royal.
Royal prej kohësh është duke u kërkuar nga gjiganti italian, AC Milan.
Mediet italiane të mërkurën raportojnë se ‘Spurs’ në parim kanë pranuar ofertën e skuadrës ‘Rossonere’ për Royal.
“Tottenham pranon marrëveshjen në parim për të shitur Emerson Royal te AC Milan.
Detajet përfundimtare do të mbyllen këtë javë”, shkruajnë mediet italiane.