Juventus ka nisur ofertën e parë zyrtare për mesfushorin holandez të Atalantës, Teun Koopmeiners. Gazetari italian Fabrizio Romano, ditën e djeshme në dyert e klubit nga Bergamo ka mbërritur edhe oferta e parë zyrtare nga bardhezinjtë.
45 milionë euro është oferta e parë e torinezëve, të cilët që prej muajit Maj e kanë arritur marrëveshjen personale me vetë futbollistin. Tashmë pritet se cila do të jetë përgjigja e parë zyrtare e klubit zikaltër, lidhur me këtë ofertë.
Ndërkohë që prej ditësh tashmë flitet se Juventus është drejt mbylljes së tratativës për të sjellë në Torino, mesfushorin francez Todibo.
Thiago Motta kërkon të ketë sa më shpejt lojtarët për të përgatitur fillimin e sezonit.