Napoli kërkon që të gjejë një zgjidhje për të transferuar Romelu Lukakun nga Chelsea.
Një nga kushtet për transferimin e tij është largimi i Victor Osimhen. PSG për momentin duket se nuk ka ndërmend të rrisë ofertën e saj në mbi 100 milionë euro, duke qenë shumë larg kërkesës prej afro 150 mln eurosh që presidenti De Laurentis kërkon për sulmuesin e tij nigerian.
Në këto kushte napoletanët duket se do të ndryshojnë strategji dhe pikërisht për të shkuar tek Lukaku, do të kërkojnë që të përfshijnë në tratativa edhe Osihmen.
Lukaku tek Napoli dhe Osimhen tek Chelsea, kjo është ideja e fundit e napoletanëve, e cila sipas mediave italiane është duke marrë formë. Sipas medias prestigjioze “The Athletic”, Lukaku do të vijë në Itali tek Napoli me kartonin e plotës, ndërkohë që Osmhen tek Çelsi do të huazohet me të drejtë blerje. Mundësia tjetër është që Napoli të kërkojë 70 milionë euro dhe shërbimet e Lukakut, diçka që vështirë të pranohet nga skuadra londineze.