Prej disa javësh Milani e di emrin e sulmuesit të ri: do të jetë spanjolli Alvaro Morata, i blerë nga kuqezinjtë pas pagesës së klauzolës së lirimit prej 13 milionë eurosh.
Kapiteni i kombëtares, kampion i Europës i sapo kurorëzuar, do të veshë fanellën me numrin 7 dhe do të jetë “pyka” e Milanit të ri të Paulo Fonsekës.
Do të duhet ende pak kohë, të paktën deri më 10 gusht, tri ditë para ndeshjes së fundit parasezonale kundër Monzës në kuadër të trofeut “Silvio Berluskoni”.
Për spanjollin ama, garanton Luka Toni, i cili ka deklaruar: “Kujdes nga Morata!
Është një sulmues që më ka pëlqyer gjithmonë dhe do të jetë një vlerë e shtuar për Milanin”.