Talenti argjentinas te Roma

Futboll

Talenti argjentinas te Roma

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 18:52
Matias Soule

Juventus dhe Roma arritën para disa ditësh akordin për Matias Soule, me argjentinasin që kaloi nga Torino në kryeqytetin italian.

Bardhezinjtë e vlerësonin së tepërmi anësorin e djathtë, mirëpo siç zbulon edhe agjenti i 21-vjeçarit, Martin Guastadisegno, Soule u shit për të përmirësuar bilancin ekononik të Juventusit.

Ne vlerësuam shumë mundësi në merkato, kur kuptuam me Soule që Juventusi duhej ta largonte, kishin probleme me paratë dhe buxhetin, duhej të shisnin, kuptuam se mes shumë ofertave të marra,

Roma ishte vendi i përsosur, për futbollin që i pëlqen sepse është një ekip i madh. Roma është kryeqyteti i botës. Soule shkon në një klub me shumë argjentinas në histori si Batistuta apo Samuel”, u shpreh Martin Guastadisegno.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat