Tirana do të nisë një tjetër fazë mini-përgatitore në prag të startit të edicionit të ri të Kategorisë Superiore.
Bardheblutë udhëtojnë drejt Pogradecit si një destinacion tejet i preferuar për skuadra shqiptare.
Kujtojmë që në qershor u spostuan disa kilometra më tutje, në Ohër.
Klubi kryeqytetas ka zbardhur edhe axhendën e ekipit në faqen zyrtare ku zbulon 4 miqësoret që Bledi Shkëmbi do të ketë në dispozicion për të konsoliduar akoma më shumë skuadrën. Skënderbeu, Vora, Bylis e Burreli janë testet miqësore që startojnë nga dita e sotme dhe mbyllet më 9 gusht.