Trajneri i Sivassporit për lojtarin shqiptar: Kemi ofertë 7 milionë euro

Futboll

Trajneri i Sivassporit për lojtarin shqiptar: Kemi ofertë 7 milionë euro

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 19:08
Rey Manaj

Rey Manaj është kthyer në kryefjalë te Sivasspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është një nga më të kërkuarit këtë merkato, teksa ofertat zyrtare për të kanë mbërritur edhe në zyrat e klubit turk.

Megjithatë, Sivasspor ende nuk është bindur nga ofertat e deritanishme. Është trajneri i ekipit turk, Bulent Uygun i cili ka thënë se fundmi që ka 3-4 ekipe që e duan Manajn, por ende nuk ka ardhur oferta e duhur për ta lënë 27 vjeçarin të lirë.

“Janë 3-4 ekipe që e duan Manajn.

Drejtuesit tanë nuk e lëshojnë nëse nuk vjen oferta e duhur ekonomike.

Për momentin ofertat nuk e arrijnë dëshirën tonë, japin 6-7 milionë euro. Nëse shuma nuk arrin atje ku duhet, ne nuk e lëshojmë Manajn”, ishin fjalët e Bulent Uygun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat