Drita mëson kundërshtarin

Futboll

Drita mëson kundërshtarin

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 19:39
Drita

Ka përfunduar ndeshja e dytë në Letoni, mes Audas dhe Cliftonville.

Skuadra letoneze ka fituar edhe ndeshjen e dytë me rezultat 2-0, dhe pas 180 minutave lojë kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Kësisoj në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, gjiganti kosovar Drita do të përballet me Audan e Letonisë.

Ndeshja e parë zhvillohet më 8 gusht në Letoni, ndërsa e kthimit më 15 gusht në Zahir Pajaziti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat