Prishtina tregon fuqinë ndaj skuadrës turke

Futboll

Prishtina tregon fuqinë ndaj skuadrës turke

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 19:43
Skuadra e Prishtinës

Skuadra e Prishtinës e ka mposhtur Pendikspor e Turqisë, me rezultat 4:2.

Miqësore e mirëseardhur për të dy ekipet.

“Prishtina sot pati përballje shumë të vështirë, sidomos në pjesën e parë skuadra e Pendikspor ishte e papërmbajtshme duke avancuar me dy gola epërsi (2’, 34’).

Bardhekaktrit ngushtuan rezultatin pas penalltisë së shkaktuar në sulmuesin Kryeziu i cili vetë mori përsipër gjuajtjen nga pika e bardhë (42’).

Në pjesën e dytë u konsoliduam, u ndërrua rreshtimi dhe loja jo vetëm se ishte e barabartë, por përfituam nga çdo gabim i kundërshtarëve duke realizuar tre herë ndaj një skuadre me mjaft përvojë. Ishte Krasniqi që me dy gola riktheu rezultatin (65’, 78’), ndërsa për rezultatin përfundimtar u kujdes Demolli duke kurorëzuar ndeshjen e mirë edhe me realizim.

Skuadra nesër rikthehet në kryeqendër, ndërsa ditën e hënë zhvillon ndeshjen e fundit miqësore me Prishtinën e Re para fillimit të kampionatit me Suharekën”, njofton FC Prishtina.

Përbërja e Prishtinës:

Ardit Nika (Agron Kolaj 46’), Tope Fadahunsi, Ardi Ajdini, Ron Raqi, Ramiz Bytyqi (Gentrit Salihu 66’), Diar Halili, Rigon Llugiqi (Albin Krasniqi 56’), Ardian Muja, Igball Jashari (Drilon Islami 71’), Yoan Olivier (Amar Demolli 80’), Leotrim Kryezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat