Haaland jashtë, Guardiola: Nuk donim të rrezikonim

Futboll

Haaland jashtë, Guardiola: Nuk donim të rrezikonim

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 20:44
Haaland e Guardiola

Pep Guardiola ka komentuar pas miqësores parasezonale të Manchester Cityt me Barcelonën.

Pavarësisht barazimit 2-2 ndaj katalanasve dhe humbjes së mëpasshme 4-1 me penallti, trajneri i Qytetarëve e shikon gotën gjysmë plotë. Nisur fillimisht nga performanca e Jack Grealish, i cili shënoi golin e momentit të barazimit dhe u shfaq në gjendje të shkëlqyer sportive.

“Ai ishte agresiv”, filloi Guardiola. "Unë e di se ai është i mirë në kontrollimin e topit, por bëri katër ose pesë goditje. Kjo është e gjitha, ai duhet të dëshmojë vlerën e tij, por unë jam shumë i kënaqur me lojën që bëri”.

Guardiola ndërhyri për të shpjeguar gjendjen fizike të Erling Haaland, i cili doli me “disa sëmundje” gjatë ndeshjes kundër Barcelonës së Flick:

“Ai kishte disa shqetësime, nuk ndihej mirë dhe për këtë arsye nuk luajti në të dytën.

Kishte disa shqetësime, nuk ndihej rehat dhe ne nuk donim të rrezikonim”, tha spanjolli. Paralajmërim: "Por herët a vonë ai do të duhet të bëjë hapin për tu stërvitur dhe luajtur minuta. Sezoni është aty, afër qoshes", komenton ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat