Shehi: Ndeshja e dytë vendos gjithçka, nesër luajmë me dy mungesa

Futboll

Shehi: Ndeshja e dytë vendos gjithçka, nesër luajmë me dy mungesa

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 20:55
Orges Shehi

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi deklaroi për mediet në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Iberia 1999, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të UEFA Conference League se në një komepticion që ka dy takime, ndeshja e dytë është ajo që vendos fatet.

Më tej, tekniku i “të kuqve” theksoi se do të japin maksimumin që ta përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, teksa shtoi se shpreson që mungesat e Rrapajt dhe Muratajt të mos ndikojnë.

Ndeshja e kthimit: “Patjetër që në ndeshjen e dytë, duke ditur rezultatin e ndeshjes së parë, skuadra kërkon të japë maksimumin, e di se çfarë duhet të bëjë nesër për të arritur objektivin. Kam parë seriozitet dhe përkushtim të çunave për të arritur maksimumin”.

Objektivi: “Në një kompeticion që ka dy takime, asgjë nuk vendoset në ndeshjen e parë dhe duket ditur se çfarë duhet të bëjmë e gjithë skuadra është e përqendruar.

Që në ditën e parë që kemi bërë stërvitje u kemi thënë lojtarëve që ndeshja është e hapur, objektivi ynë është që të kalojmë raundin, por duhet të jemi të qetë dhe e këmbë në tokë.

U kemi kërkuar të jenë të qetë, agresivë, kërkues dhe të vendosur dhe duhet të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin., tha Shehi.

Ndeshja e parë: “Takimi i shkuar ka dy tablo, që në çdo pjesë pësojmë nga një gol. Në pjesën e parë e pësuam pasi nuk ishim shumë të vëmendshëm, disa situata duhet t’i kishim interpretuar më mirë. Ndërsa në pjesën e dytë luajtëm me 10 vetë, situata ishte ndryshe”.

Loja agresive: “Ne nuk duhet të dalim nga vetja edhe pse kundërshtari ishte agresiv në limitet e ‘fair-play’. Nuk duhet të dalim nga vetja, duke ditur që kemi një ndeshje për të kthyer rezultatin”.

Gjendja e ekipit: “Mobilizimi është maksimal dhe shanset nuk dua të them që janë të vogla, ndonëse goli i fushës kundërshtare nuk është më. Ne duhet të futemi në fushë me qëllimin që ta fitojmë ndeshjen”.

Mungesat: “Mungesat e Rrapajt prej kartonëve dhe Murataj na peshojnë shumë. Murataj unë e di që ka dëmtim dhe nuk di gjë për largim. Ne do shpresojmë dhe do japim maksimumin dhe këto mungesa nuk do të jenë dertiminante”.

Partizani-Iberia 1999 do të ndeshen këtë të enjte duke nisur nga ora 20:00 në “Elbasan Arena”, me skuadrën e Shehi që do të kërkojë përmbysjen e ndeshjes së parë, e cila u mbyll me fitoren 2-0 të gjeorgjianëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat