Joao Cancelo është rikthyer te Manchester City pas huazimit te Barcelona në sezonin e fundit.
Megjithatë, portugezi nuk do të qëndrojë gjatë në radhët e anglezëve pasi është jashtë planeve të trajnerit Pep Guardiola. Te Barcelona po mendojnë tashmë që kartonin e luzitanit ta përvetësojnë përfundimisht dhe kanë paraqitur një ofertë të re për Cityn.
Spanjollët ofrojnë një tjetër huazim njëvjeçar me vlerë prej nëntë milionë eurosh në sezon dhe më pas blerjen e detyrueshme të Cancelos për 23 milionë euro. Për blaugranat kjo është edhe e vetmja mënyrë për të lëvizur e për të shmangur problemet me Fair Play-n financiar.
Megjithatë, te City nuk janë shumë të bindur dhe pretendojnë të përfitojnë 30 milionë euro që në këtë verë. Cancelo ka një kontratë deri në vitin 2030 me Cityn dhe për këtë arsye drejtuesit e anglezëve nuk kanë ndërmend të bëjnë skonto. Agjenti, Jorge Mendez ndërkohë po punon për të gjetur formulën dhe për të afruar dy klubet në akord pasi edhe vetë Cancelo e dëshiron rikthimin në Barcelonë.