Ballkani arriti të bëjë një ndeshje të bukur ndaj Hamrun si mysafir, duke fituar me rezultat 2-0 për të kaluar tutje në rrethin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës.
Ndeshjen e parë edhe pse kishte dominuar dukshëm, nuk arriti të shënonte, ku në “Zahir Pajaziti” barazuan me shifrat 0-0.
Largimet e shumta të emrave si Lumbardh Dellova, Armend Thaqi, Edvin Kuc, Nazmi Gripshi dhe Qëndrim Zyba kanë lërë zbrazësitë të mëdha në skuadër, por duket se ngadalë Ballkani po vazhdon ta konsolidojë ekipin.
Në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, përballë Ballkanit do të jetë Larne FC, të cilët pas dy humbjeve ndaj RFS të Letonisë në Ligën e Kampionëve, u kthyen edhe ata në Ligën e Konferencës.