Alvarezi flet për të ardhmen e tij, pas komenteve të Guardiolës

Futboll

Alvarezi flet për të ardhmen e tij, pas komenteve të Guardiolës

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 00:01
Julian Alvarez

Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez ka këmbëngulur se nuk ka thënë “asgjë të keqe” pas përgjigjes së prerë të Pep Guardiolës për të ardhmen e sulmuesit të Manchester Cityt.

Sulmuesi, i cili është lidhur me një largim nga City këtë verë, tha se i duhej të reflektonte për të ardhmen e tij pasi pranoi se nuk ishte “e këndshme” të lihej jashtë disa “lojërave të rëndësishme” sezonin e kaluar.

Kjo bëri që trajneri Guardiola të jepte një përgjigje disi prerëse, me spanjollin duke thënë: “Mendo pak”. Tani, 24-vjeçari është kundërpërgjigjur teksa përfaqëson Argjentinën në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

Ai tha për “TyC Sports”: “Kam dëgjuar atë që tha Guardiola. Nuk kam shumë për të thënë për të. Nuk kam thënë kurrë asgjë të keqe. Thjesht thashë se do të mendoja për këtë si çdo sezon për të bërë një analizë. Ajo që ndodhi sezonin e kaluar, një projeksion i asaj që mund të vijë, unë gjithmonë them se jam rehat dhe i lumtur në City, i cili është një klub i madh”.

Alvarezi iu bashkua Cityt në janar 2022 për një tarifë prej 14 milionë euro dhe ndërsa ai ka shënuar 36 gola në 103 ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat