Liverpooli mposht Arsenalin në një miqësore në SHBA

Futboll

Liverpooli mposht Arsenalin në një miqësore në SHBA

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 08:33
Liverpool ka triumfuar ndaj Arsenalit me rezultat 2-1.

Liverpooli ka marrë edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje miqësore nën urdhrat e trajnerit Arne Slot.

Në sfidën e zhvilluar në Lincoln Financial Field të Philadelphias, Liverpool ka triumfuar ndaj Arsenalit me rezultat 2-1.

Vetëm pas 13 minutave lojë Mohamed Salah doli në rast të artë shënimi pas asistimit të bukur nga Elliot dhe realizoi për 1-0.

Ylli anglez Elliot bëri një tjetër asistim në minutën e 34-të, kësaj radhe për Fabio Carvalhon i cili realizoi për 2-0.

Krejt çfarë bëri Arsenali në këtë sfidë ishte goli i shënuar nga Kai Havertz në minutën e 40-të.

Dy trajnerët në këtë sfidë i dhanë hapësira të gjithë futbollistëve që kishin në dispozicion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat