Trajneri gjeorgjian trembet nga Partizani

Futboll

Trajneri gjeorgjian trembet nga Partizani

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 11:17
Levan Korghalidze

Partizani dhe Iberia do të luajnë sonte në 20:00, për të vendosur se cila prej skuadrave kalon në turin e tretë të Conference League. Sfida e kthimit luhet në “Elbasan Arena”, teksa e para u humb nga “demat” 2-0 në transfertë.

Para ndeshjes foli trajneri Levan Korghalidze. Dhe pse e ka marrë Iberian jo në momentin më të mirë, 44-vjeçari po largon krizën e klubit nga Gjeorgjia përmes Partizanit.

“Edhe pse vijmë me një avantazh prej dy golash, ne e kemi përgatitur ndeshjen sikur të jetë 0-0 dhe shanset për të dyja skuadrat janë 50-50. Ne do të luajmë lojën tonë, pa llogaritur aspak që kemi një avantazh nga ndeshja e parë.

Jemi përgatiur për të gjithë skenarët e mundshëm. Duam të bëjmë paraqitjen e Tbilisit dhe do të bëjmë maksimumin që mos të shkojë tek penalltitë.

Presim që Partizani të jetë tjetër skuadër në krahasim me ndeshjen e parë. Duke ditur që Partizanit do t’i duhet që të shënojë golin, ne jemi përgatitur për gjithçka, të ruajmë pozicionet tona dhe të jemi gjithnjë vigjilentë që të mos kapemi në ndonjë befasi që mund të ndodhë gjatë lojës.

Me atë që kemi parë dhe studiuar, Partizani ka elemente mjaft cilësore dhe grupi është i fortë. Shpresoj që të shfrytëzojmë armët tona dhe të kualifikohemi”, u shpreh trajneri gjeorgjian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat