Vazhdojnë të dalin talente nga futbolli i Kosovës në kampionate të respektuara evropiane.
I fundit që ka bërë një hap të madh është Ernis Qestaj, nga Juniku.
Sulmuesi i talentuar i Kosovës së fundmi ka qenë pjesë e Phoenix në Ligën e Parë të Kosovës dhe është transferuar në Kroaci.
18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për katër vite me fanellën e skuadrës elitare nga Superliga e Kroacisë, Slaven Belupo.
“Ernis Qestaj është lojtari i ri i Slaven Belup. Qestaj është sulmuesi 18 vjeçar i lindur në Junik të Kosovës, më 17.7.2006. Ai vjen në klubin tonë nga Phoenix i Kosovës, ndërsa nënshkroi kontratë katër vjeçare”, njofton klubi.