Egnatia ka sot të gjitha mundësitë që të shkruajë historinë nga Shkodra.
Skuadra rrogozhinase, pasi ka shkruar historinë me titullin kampion në futbollin shqiptar dhe dy kupa në dy vitet e fundit, mbrëmjen e sotme mund të shkruaj historinë edhe në Europë nga “Loro Boriçi.
Kalimi në turin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës do të ishte një arritje e madhe për Egnatia, që ka disa avantazhe në duart e saj.
Përveçse ka fituar ndeshjen e parë me Vikingurin, 0-1, skuadra e Tetovës është më e plotë në ndeshjen e kthimit, ku kthehet Zejnullai, ndërkohë që do të ketë edhe mbështetjen e madhe të tifozëve rrogozhinas dhe jo vetëm.
Një vit më parë Egnatia u eliminua që në turin e parë në Europë, këtë vit u eliminua nga Liga e Kampioneve që në turin e parë, por si kampione e vendit, zbriti në Ligën e Konferencës dhe është shumë afër kualifikimit në turin e 3-të.