Leao: Kritikat nuk më shqetësojnë

Futboll

Leao: Kritikat nuk më shqetësojnë

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 12:33
Rafael Leao

Në intervistën e gjatë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi Milanit, Rafael Leao ka folur për prurjet e reja të kuqezinjve. Një prej tyre është Pavlovic, i cili përforcon prapavijën e Paulo Fonseca: “Ai është i fortë, i mirë me topin, imponohet me fizik.

Më duhet të them se më pëlqejnë edhe lojtarët e tjerë që janë afruar nga Milani në këtë merkato verore. Lëndimi i Florenzit? Ne humbasim përvojën e tij. Në Itali dhe në Europë, për mua dhe për të gjithë ne, ai është një luftëtar. Me siguri do të kthehet më i fortë”.

Sulmuesi portugez më pas analizoi kritikat që mori sezonin e kaluar: “Njerëzit ndonjëherë nuk i kuptojnë gjërat e futbollit, por kjo nuk më shqetëson. Të vetmet kritika që dëgjoj janë ato të trajnerit tim, të drejtuesve të Milanit. Ata më duan këtu, e dinë se ku mund të shkoj.

Edhe unë e di, gjithashtu se çfarë mund të bëj si futbollist. Mund të jem një nga më të mirët, jo vetëm te Milani, por në botë”.

Komenti i fundit për trajnerin Stefano Pioli, që këtë verë ia la vendin Fonseca: “Unë dhe ai u rritëm bashkë. Pioli më ndihmoi, më dha mundësinë të jem një lojtar i rëndësishëm. Për këtë duhet ta falënderoj përgjithmonë. Ai do të mbetet një nga trajnerët më të rëndësishëm për mua”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat