Lideri i Partizanit zgjedh destinacionin e ri

Futboll

Lideri i Partizanit zgjedh destinacionin e ri

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 12:49
Valentino Murataj

Orges Shehi i çuditi të gjithë me konferencën e djeshme për shtyp.

Trajneri i Partizanit deklaroi se Valentino Murataj është i dëmtuar dhe ka dakordësi me klubin për vazhdimin e kontratës.

Diçka e tillë nuk duket se do ndodhë.

Kjo për shkak se Murataj zbarkoi dje në ambientet e Flamurtarit ku raportohet të ketë firmosur dhe kontratën.

Dhe pse aktualisht konsiderohet kapiten i Partizanit, mesfushori mesa duket është larguar pa njoftim.

Kujtojmë se Flamurtari po ndërton në dukje ekip cilësor, që synon vetëm Superioren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat