Partizani dhe Egnatia luajnë ndeshjet vendimtare

Futboll

Partizani dhe Egnatia luajnë ndeshjet vendimtare

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Partizani dhe Egnatia do të luajnë sonte sfidat që vendosin fatin e turit të dytë në Conference League.  

Të dyja klubet e Superiores janë pritës në takimet e kthimit, ndërsa përballen respektivisht me Iberian dhe Vikingur Rejkjavik.

Sfida e Partizanit me gjeorgjianët merr jetë në “Elbasan Arena”, ndërsa rrogozhinasit luajnë në “Loro Boriçi”. Prej orës 20:00 do të nisin emocionet e tyre.

Ky kualifikim vlen shumë. Kalimi i turit të dytë do i jepte secilit prej klubeve nga 350 mijë euro. Po ashtu dhe 550 mijë euro të tjera, do të siguroheshin në rast eleminimi nga turi i tretë. Kështu flitet për të paktën 900 mijë euro në arkat e klubit.

Partizani duhet të përmbysë sfidën e parë të humbur 2-0. Në anën tjetër Egnatia ka fituar 0-1 në Islandë, kështu do i mjaftonte dhe barazimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat