Edicioni online i “Gazzetta dello Sport” raporton disa deklarata të shkurtra nga Fikayo Tomori, pas ndeshjes miqësore të fituar ndaj Real Madridit në Çikago.
Një sukses që ka dhënë indikacione pozitive për trajnerin Paulo Fonseca, i cili tani do të mendojë për të prezantuar gradualisht blerjet e reja.
Qendërmbrojtësi i kuqezinjve u shpreh pikërisht për një nga këto përforcime, Pavlloviq:
“Ai është një lojtar i mirë, jemi të lumtur që na bashkohet si ekip. Për mua nuk do të jetë e rëndësishme të luaj në qendër të djathtë apo në qendër të majtë, me trajnerin e ri struktura e ekipit është më e rëndësishme”.