Tahir Batatina në rrjetet sociale flet para ndeshjes ndaj Brondbyt.
Edhe pse danezët e demoluan skuadrën e tij, si gjithmonë llapjanët nuk do dorëzohen.
“Kam përjetuar shumë rënje, por asnjëherë nuk jam dorëzuar dhe gjithmonë jam ngjitur si lider, tek ne dhe skuadra jonë nuk ekziston asnjëherë dorëzimi.
Pavarësisht kundërshtarit, luftën do ta bëjmë me nder dhe krenari për qytetarët e Kosovës, qytetarët e Llapit dhe për Legjendat “.
Bardhekaltëri do zhvillojnë takimin e dytë, në Zahir Pajaziti, dhe Tahir Batatina kërkon mbështetje maksimale.
“Sot dua mbështetje që të dëshmojmë se jemi qyteti i futbollit dhe i shumë Legjendave që sot nuk janë mes nesh” shkruan Batatina.