Partizani pret Iberia 1999 sonte në “Elbasan Arena” (20:00), me misionin për të përmbysur humbjen 2:0 në Gjeorgji dhe për t’u kualifikuar në raundin e tretë të Conference League.
Te “Demat” ka optimizëm dhe besim se do të arrihet suksesi i madh, ndërkohë që në kampin gjeorgjian tentojnë të largojnë euforinë.
Trajneri i Iberias, Levan Korgalidze kërkon ta “harrojë” rezultatin e ndeshjes së parë, duke theksuar se shanset e kualifikimit janë 50 me 50.
“Edhe pse vijmë me një avantazh të dyfishtë ne e kemi përgatitur ndeshjen sikur të jetë 0-0.
Kualifikimi? Shanset janë 50 me 50, si për ne edhe për Partizanin. Ne do të bëjmë lojën tonë, pa e patur mendjen tek avantazhi i ndeshjes së parë”.
Në fund një koment për kundërshtarët, ekipin nënkampion të Shqipërisë.
“Me çfarë kemi parë dhe studiuar, Partizani ka elementë mjaft cilësorë dhe grup të fortë. Shpresoj të shfrytëzojmë armët tona dhe të kualifikohemi”, theksoi 44-vjeçari gjeorgjian.