Bernard Berisha nuk ka të ndalur në Ligën e Rusisë, duke treguar vlerat e tij për skuadrën e Groznyt, si nj nga lojtarët më të dalluar.
Sulmuesi daradan ka shkëlqyer mbrëmjen e kaluar me Akhmat Groznyn në kuadër të Kupës së Rusisë.
Ai ka shënuar dy gola, të cilët mjaftuan në fund për fitoren e skuadrës së tij prej 4-1 ndaj Pari NN.
Berisha me këtë formë i lehtëson punën Franco Fodas, për ndeshjen e Ligës së Kombeve në shtator, ku Kosova e ka pikërisht aty synimin, për të avancuar në Kupën e Botës.