Valentino Murataj nuk është më lojtar i Partizanit, teksa është kthyer në një nga lojtarët më të diskutuar në ditët e fundit. Kjo e gjitha për shkak të disa lajmeve që qarkullojnë në vend se ishte i varuar nga bastet dhe akooli.
Ndonëse mungon ende zyrtarizimi i largimit të tij nga të kuqtë, kapiteni nuk ka ndërmend të humbë kohë dhe ka gjetur ekipin e ri.
Në këtë mënyrë Murataj do të vihet nën urdhrat e Andrea Agostinelit për sezonin e ri, ku synimi kryesorë do të jetë rikthimi i Flamurtarit në Superiore. Në të kaluarën fieraku ka luajtur edhe me Bylisin dhe Dinamon.
Tashmë nis një aventurë të re në Vlorë me Flamurtarin dhe zyrtarizimi i tij në qytetin bregdetar mbetet çështje ditësh.