Për të pasur një mbështetje sa më të madhe për ndeshjen e sotme, ku në lojë është kualifikimi për në turin e tretë të Ligës së Konferencës, presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, ka vënë në dispozicion të tifozëve 15 autobusë për udhëtimin falas.
Tifozët rrogozhinas janë organizuar dhe sipas informacioneve të gazetës do të jenë rreth 1000 ata që do të udhëtojnë nga Rrogozhina për në Shkodër, për të inkurajuar skuadrën nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.
Është më larg se në Elbasan, por sërish tifozët e Egnatias do të mundohen të japin kontributin e tyre për të ndihmuar skuadrën drejt një kualifikimi historik.
Tifozët rrogozhinas do të jenë në Shkodër rreth dy orë para ndeshjes me Vikingurin, pasi duhet të blejnë biletat që janë shitur në qytetin verior.