Nani mbylli eksperiencën në Turqi me Adana Demirspor dhe vendos të kthehet në klubin e vendlindjes së tij në Portugali, Estrela.
37-vjeçari që do të mbushë 38 në nëntor, pritet t’i japë një shtysë të madhe Estrelas në Superligën e Portugalisë duke firmosur një kontratë deri në vitin 2025.
Lajmi i transferimit të Nanit ishte në “ajër” prej disa ditësh, mirëpo këtë të enjte erdhi zyrtarizimi i klubit të Estrelas.
Pritet që ky të jetë edhe klubi i fundit në karrierë për Nanin, me portugezin që kulmin e tij e arriti në Angli te Manchester United ku fitoi katër tituj kampionati dhe një Champions League.