Kampionati i Maqedonisë së Veriut nis më 11 gusht.
Njëra nga dilemat është hequr se ku do të luajë Gostivari si vendas në sezonin e ri.
Gostivari si nikoqir do të luajë në Shtip ndaj Shkupit.
Ende nuk dihet se sa ndeshje do të luajë në Shtip.
Megjithatë, kur të përfundojnë punimet në stadiumin “Boris Trajkovskit”, Gostivari do të luajë si nikoqir në këtë stadium.
Kjo do të thotë se vetëm Besa e Dobërdollit do të luajë në stadiumin e qytetit në Gostiva.