Juventusi vazhdon të punojë për të kompletuar organikën që do të ketë në dispozicion Thiago Motta për sezonin e ri. Synohen të paktën 2-3 goditje të tjera të nivelit ndërkombëtar, nga Todibo për mbrojtjen e deri te Koopmeiners dhe Adeyemi për mesfushën dhe sulmin.
Në të njëjtën kohë, drejtori Cristiano Giuntoli vazhdon punën për “krasitjen” e lojtarëve që nuk janë në planet e trajnerit të ri.
Lista është e gjatë dhe shkon nga Szczesny te De Sciglio, nga Chiesa në McKennie.
Dhe është pikërisht mesfushori amerikan ai i cili mund të sjellë lajme të rëndësishme në të ardhmen e afërt. Sipas raportimeve të fundit nga TMË, në orët e fundit Galatasaray ka shfaqur interes të fortë për të. Turqit po marrin informacion dhe së shpejti mund të bëjnë një propozim me vlerë rreth 15 milionë euro në total.
Lojtari i datëlindjes ’98 ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Juventusin dhe për momentin nuk duket se ka ardhur propozimi që i kënaq të gjitha palët.
Ditët e fundit Fiorentina ka marrë informacione, sondazhe kanë bërë edhe klubet nga Premier League, por për momentin lojtari nuk duket i bindur.