Sulmuesi shqiptar protagonist në Ligën e Konferencës!!
Ish-sulmuesi i Ballkanit, Meriton Korenica, ka rrëmbyer skenën me skuadrën e Kluzh, në duelin e kthimit ndaj Neman, të vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
27-vjeçari shënoi golin e katërt për skuadrën e tij në minutën e 59-të të sfidës.
Me një goditje spektakolare me të djathtën në hyrje të zonës, Korenica e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.
Ky ishte goli i parë i shqiptarit të Kosovës, me fanellën e Kluzhit. Kujtojmë që Korenica, u bashkua me skuadrën e re në këtë merkato verë.