Eduart Rroca gjen skuadrën e re. Mesfushori shqiptar këtë sezon të do jetë pjesë e ekipit të Ankara Keciorengucu, ekip me të cilin është bashkuar me parametra zero.
Në një postim në rrjetet, Rroca shprehet se tani ka një skuadër të re, me objektiva të rinj.
“Skuadër e re. Plani i ri. Objektiva të rinj.
Mezi pres të filloj. Le të shkojmë ”-shkruan Rroca.
31-vjeçari sezonin e ardhshëm do të luajë për Ankara Keciorengucu në 1.Lig.