Handanoviç nuk i ndahet Interit

Futboll

Handanoviç nuk i ndahet Interit

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 21:51
Samir Handanoviç 

Samir Handanoviç u tërhoq nga futbolli në shtatorin e vitit të kaluar, megjithatë ish-gardiani slloven i Inter ka qëndruar pjesë e botës zikaltër. 40-vjeçari kishte rolin e vëzhguesit të lojtarëve që mund të kishin një të ardhme me Interin, megjithatë nga ky sezon, për Handanoviç do të fillojë një aventurë e re, gjithmonë e lidhur me zikaltërit.

Klubi italian konfirmoi trajnerët e moshave për sezonin e ri dhe Samir Handanovic do të jetë në krye të skuadrës U17.

Vetë slloveni është shfaqur mjaft i lumtur për këtë aventurë të re duke qenë se ëndërron që një ditë të bëhet trajner i skuadrës së parë dhe pikërisht pak kohë më parë u shpreh se dëshironte ta niste nga ekipet e moshave për t’iu përçuar të rinjve eksperiencën e tij.

Tashmë, te Inter ia kanë plotësuar dëshirën dhe slloveni është gati të nisë aventurën e re në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat