Ndërsa ka qenë duke prezantuar “The Icon League” versionin gjerman të Kings League, drejtuesi i eventit filloi të shpjegojë se kush do të votojë për lojtarin më të mirë të turneut.
Me të dëgjuar këto fjalë, Kroos prezent në këtë event, ndërhyri duke thënë:
“Sigurisht që nuk do të jetë si Topi i Artë, këtë mund të themi sepse këtu fitues është ai që e meriton”.
Kjo deklaratë e Toni Kroos është konsideruar si një sulm ndaj Leonel Messi-t, i cili fitoi “Topin e Artë”, pasi udhëhoqi Argjentinën në fitoren e Kupës së Botës në Katar.