PSG bën gati “thasët”, kampionët e Ligue 1 vihen pas Julian Alvarez

Futboll

PSG bën gati “thasët”, kampionët e Ligue 1 vihen pas Julian Alvarez

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

“Ylli” argjentinas Julian Alvarez është kthyer në një prej emrave më të lakuar në këtë merkato të verës, ku prej kohësh tashmë pas tij janë vënë “gjigantët” e Spanjës, Barcelona e Atletico Madrid, por nuk mbaron me kaq.

Ai padyshim është një prej lojtarëve më të kompletuar sa i përket trofeve të fituar, por edhe ndër më të talentuarit e momentit.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, për kartonin e 24-vjeçarit tashmë në garë kanë hyrë edhe “kollosët” francezë, të Paris Saint-Germain, me drejtorin sportiv të “Kuqebluve”.

Luis Campos, që pritet të nisë së shpejti negociatat me “Qytetarët” anglezë, për transferimin në “Parc des Princes”, të argjentinasit, i cili shihet si zëvendësuesi perfekt i Kylian Mbappe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat