Valentino Murataj njoftoi zyrtarisht largimin nga Partizani. Me anë të një mesazhi falenderues, mesfushori 27-vjeçar lajmëroi që nuk do të jetë më pjesë e të kuqve, duke mbyllur kështu aventurën e tij me “Demat”.
Por, ajo ç’ka ra në sy ishte një koment nga ish-shoku i tij i ekipit te Partizanit, Eneo Bitri.
“Eh mor Vale sikur da dijn se ku qan ‘nëna’ do jetë vonë…”, është mesazhi i koduar nga ish-kapiteni i Partizanit.
Komenti i Eneo Bitrit te postimi i Valentino Muratajt: Nuk dihet se me cilët e ka Eneo Bitri, duke ngritur kështu shumë hije dyshimi. Polemika ngrihen edhe mbi largimin e Valentino Muratajt nga Partizani, temë për të cilën janë ngritur shumë hipoteza.