Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova me nënshtetësi zvicerane, merr vendimin: Çdo gjë e ka një fund

Futboll

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova me nënshtetësi zvicerane, merr vendimin: Çdo gjë e ka një fund

Nga: K. Goca Më: 2 gusht 2024 Në ora: 11:40
Bekim Zogaj

Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, ka marrë vendim për të ardhmen e tij.

Pas një dekade e gjysmë në referim, ai do të largohet nga kjo zeje për të rrugëtuar në një pozitë të re. 

“Çdo gjë e ka një fund. Edhe karriera ime si gjyqtarë (asistent). Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, ndeshje ne Euro 2024, ne Champions League, Europa League, Conferencë League, Nations League edhe në shumë kampionate tjera.

Pas kampionatit Evropian (Euro 2024) Federata Zvicerane me ka ofruar një pozitë si Zëvendës Shef i Gjyqtarve, dhe Shef i Asistentëve ne Futbollin Profesional te Zvicrës. Nga data 1.10.2024 do ta marrë ketë detyrë. Paraqitjet ne Euro 2024 ishin ndeshjen e mija te fundit ne arenën ndërkombëtare. Ne futbollin zviceran do të vazhdojë deri me 30.9.2024. 

Dua ta falënderojë familjen, Federatën Zvicerane, Sandro Schärer dhe koleget tjerë për përkrahjen e tyre gjatë këtyre 14 viteve në Futbollin Elitarë. Një falënderim edhe për të gjithë ju, që me keni shkruar, respektuar, motivuar dhe kritikuar, edhe këshilluar gjatë këtij rrugëtimi te shkëlqyeshëm”, ka shkruar Zogaj në profilin e tij në Facebook..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat