Flick jep urdhër për qëndrimin e francezit

Futboll

Flick jep urdhër për qëndrimin e francezit

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 11:50
Laporta e Flick

Clement Lenglet i kaloi i huazuar dy sezonet e fundit në Premier League, te Tottenhami dhe Aston Villa. Mbrojtësi francez është rikthyer te Barcelona, klub me të cilin ka kontratë deri në 2026.

Për të mos lëvizur më, sepse tekniku i ri beson tek ai. Hansi Flick e vlerëson shumë 29-vjeçarin, autor i 15 ndeshjeve me Francën.

Shtypi sportiv iberik thekson se trajneri gjerman u ka kërkuar drejtuesve që ta heqin qendërmbrojtësin nga merkatoja.

Pasi përvoja dhe cilësitë e Lenglet do të jenë të rëndësishme për Barcelonën në sezonin e ri, sipas Flick.

Shto këtu edhe mungesën e uruguaianit Araujo, i cili pritet të rikthehet në 2025, qëndrimi i Lenglet tek ekipi katalanas është i sigurt.

36 milionë euro pagoi Barcelona në arkat e Sevillas në verën e vitit 2018 për kartonin e qendërmbrojtësit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat