Drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili ka reaguar përme snjë postimi në rrjetet sociale pas eliminimit të Egnatias dhe Partizanit nga Liga e Konferencës.
Ai është ndalur edhe te çështja e Tiranës për “fshehje të të ardhurave” në sezonet 2014-2016. Halili shkruan se në lojë duhet të futet edhe SPAK-u për shkak se ka shumë klube të tjera si Tirana.“Ja panë hajrin “Final 4″.
Siç e ka emrin ashtu shkëlqyen edhe ekipet e Abisnet Superioe.
Të gjitha ngelën në klasë, Tani kemi edhe një precedent tjetër me ekipin e Tiranës.
Nuk është vetëm klubi i Tiranës, të gjithë si Tirana janë. Tani duhet të futet SPAK-u në lojë përtë gjitha ekipet dhe tu kontrollojë bilancin dhe sigurimet, unë besoj se nuk do të ketë ekipe futbolli në Shqipëri. Si i mbajnë klubet pa asnjë aktivitet, me disa mini hotele dhe aktivitete të dyshimta.
Po ta ndjekim këtë logjikë do të djeget dikush ndoshta ai që duhet i paprekshëm. Sepse janë bërë edhe klubet tona si micro creditë duke marrë hua. Qeveria dhe SPAK në aksion për të rregulluar njëherë e mirë sportin në Shqipëri”, shkruan ai.