Slot promovon të rinjtë

Futboll

Slot promovon të rinjtë

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Pas largimit të trajnerit gjerman Jurgen Klopp, ekipi i Liverpool ka nisur këtë verë një cikël të ri,

këtë herë nën drejtimin e holandezit Arne Slot.

Në fushë pritet një ekip i vendosur ndryshe, madje siç ka pranuar vetë Slot, me një sulmues pyke të vërtetë dhe me mjaft të rinj që pritet të debutojnë.

Trajneri holandez ka mbetur i kënaqur nga paraqitjet në miqësore, sidomos pas fitores 2-1 ndaj Arsenal, një rivali në Premier League. “Shumë të rinj bënë një paraqitje shumë mirë në mbrojtje, por në pjesën e dytë ne nuk mund të vazhdonim të bënim presing aq lart sa në pjesën e parë”, tha Slot.

“Të rinjtë tanë bënë mirë, por ne duhej të ndryshonim shumë lojtarë.

Ata kanë punuar shumë dhe kjo është e rëndësishme nëse duam të konkurrojmë kundër një skuadre që dominon topin, siç bëri Arsenali në pjesën e dytë. Ata bënë mire dhe kjo më jep shpresë për të ardhmen”, u shpreh holandezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat