Oliver Giroud ka zbarkuar në SHBA. Sulmuesi francez është gati të nisë aventurën amerikane me Los Angeles FC, klub me të cilin ka firmosur deri në dhjetorin e vitit 2025.
37-vjeçari, i cili në tri sezonet e fundit ishte pjesë e Milanit në Serie A, ka zbuluar personin që e bindi të vijonte karrierën përtej oqeanit.
“Shpresoja të kisha mundësinë të bëja më tepër, por nuk do t’i harroj kurrë 13 vitet e kaluara në futbollin europian. Gjithashtu edhe vitet e kaluara me kombëtaren e Francës janë të paharrueshme.
Unë gjithsesi mbetem një person shumë konkurrues dhe dua të jap më të mirë time edhe tek ekipi i ri. Dua të fitojë të tjerë trofe, tashmë me fanellën e Los Ange