“Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Bayern Munich këtë verë. Unë dua të punoj shumë, të jap gjithçka për Bayernin dhe ta ndihmoj klubin”.
Këto janë fjalët e Kim Min-Jae, të raportuara nga mediat gjermane, përfshirë “Sport Bild”.
Mbrojtësi koreano-jugor i Bayern Munich i ka bërë të qarta dëshirat e tij, pasi u lidh me shumë klube këtë verë, kryesisht me Interin e Serie A.
Prandaj, ish-lojtari i Napolit nuk do të largohet nga bavarezët, siç mund të aludohej disa javë më parë.
Kim pati disa vështirësi në vitin e tij të parë në Bundesligë, krahasuar me atë që tregoi në Serie A, ku fitoi menjëherë titullin me axurrët e Spallettit.