Valentino Murataj mëngjesin e ditës së sotme u zyrtarizua te Flamurtari, duke i dhënë fund “telenovelës” së ditëve të fundit.
Mesfushori nis kështu një aventurë të re te kuqezinjtë në Kategorinë e Parë, ky synimi kryesorë i klubit do të jetë ngjitja në Superiore.
Pas zyrtarizimit te vlonjatët ka reaguar edhe ish-kapiteni i Partizanit. 27-vjeçari shpehet i lumtur për kalimin te Flamurtari, ndërsa e quan një nga klubet me më shumë histori në futbollin shqiptar.
“Nga sot behem pjese e nje klubi me shume histori ne futbollin shqipetar @flamurtarifc1923”, ka shkruar Murataj.