Handanoviç kthehet te Interi, zikaltrit i besojnë të ardhmen

Futboll

Handanoviç kthehet te Interi, zikaltrit i besojnë të ardhmen

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 16:20
Samir Handanoviçi

Lidhja mes Samir Handanoviçit dhe Interit është aq e madhe sa nuk prishet kurrë. Ish-numri një i zikaltërve do të jetë trajner i skuadrës U-17. Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2023, ai u shndërrua në një vëzhgues për skuadrën në mënyrë që të zbulonte talentet e rinj dhe mbi të gjitha portierët.

Ai ka bërë edhe kursin e trajnerit në “Coverçiano” dhe ditën e djeshme u zyrtarizua sfida e tij e re. Handa do të jetë trajneri i ri i të rinjve, ku do të marrë eksperiencë.

HISTORIA- Handanoviç është shndërruar në një legjendë të Interit. Ditën e parë kur veshi fanellën zikaltër ishte viti 2012. Në 11 vite ka koleksionuar 455 ndeshje duke dituar 5 trofe, titullin kampion të vitit 2021, 2 Kupa Italie dhe 2 Superkupa Italie.

Ai ka arritur të thyejë dhe të ruajë 3 rekorde duke qenë portieri i Interit me më shumë ndeshje në Serinë A, 380, portieri që ka pritur më shumë penallti në një sezon të Serisë A (6 në 2010- 2011) dhe numri një që ka neutralizuar më shumë penallti në një kampionat (26).

Handanoviç luajti 81 ndeshje me kombëtaren e Sllovenisë ku mori pjesë edhe në Botërorin e vitit 2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat