Transferi i ri i Manchester United, Leny Yoro ka pësuar një lëndim gjatë turneut parasezonal në ShBA.
Ai u lëndua gjatë miqësores ndaj Arsenalit ditën e shtunë.
Manchester United, ka konfirmuar se mbrojtësi francez do të jetë jasht fushës së blertë për së paku tre muaj.
”Yoro, i cili nënshkroi për klubin muajin e kaluar, do të mungojë për rreth tre muaj për shkak të një dëmtimi në këmbë.”, thuhet në deklaratën e klubit anglez.
Transferimi i 18-vjeçarit i kushtoi Manchester United plot 62 milionë euro.