Dëshira e radhës për Milanin është Tammy Abraham.
Sulmuesi anglez ka vendosur të largohet nga Roma, teksa po insiston të vijojë karrierën te kuqezinjtë e Fonsecas.
26-vjeçari është një profil që pëlqehet nga drejtuesit dhe stafi teknik i Milanit.
Bisedimet me Romën vijojnë, ndërkohë që propozimi i fundit nga Milano përfshin edhe kapitenin Davide Calabria.
Pasi refuzuan Jovic dhe Okafor, verdhekuqve u është ofruar mbrojtësi i djathtë si pjesë e operacionit të kalimit të Abraham në Milanello.
Drejtuesit e Romës ndërkohë kërkojnë 25 mln euro për kartonin e goleadorit anglez dhe jo ndonjë lojtar në marrëveshje.